Një shqiptar në krye të shërbimeve sekrete

Një shqiptar në krye të shërbimeve sekrete

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski emëroi Eroll Musliun në postin e drejtorit të Agjencisë së Shërbimit Sekret, informuan nga kabineti qeveritar.

Musliu më parë ka punuar në Drejtorinë për Sigurinë dhe Kundërzbulimin, ndërsa vitet e  fundit në Agjencinë e Shërbimit Sekret.

Presidenti Pendarovski në ditët në vijim do të emërojë edhe anëtarët e tij të Këshillit Kombëtar për Sigurinë.

Këshillin për Siguri e përbëjnë presidenti i shtetit, kryetari i parlamentit, kryeministri, ministrat të cilët udhëheqin organet e administratës shtetërore nga fusha e sigurisë, ai i Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme si dhe tre anëtarë të emëruar nga shefi i shtetit./ATA