Galaxy S10 5G nga Samsung, tani i gatshëm për para-porosi

Galaxy S10 5G nga Samsung, tani i gatshëm për para-porosi

E ardhmja e rrjeteve telefonike është gati për të kapluar botën, pasi Samsung po hap para-porositë për versionin 5G të Galaxy S10.

5G është rrjeti i ardhshëm i të dhënave telefonike, dhe e bën shkarkimin tepër të shpejtë, ndërkohë që tani mund të merrni telefonin e parë me këto shpejtësi.

Nëse jetoni në Britani, Galaxy 5G S10 vjen në gjashtë qytete të ndryshme – Londër, Cardiff, Edinburg, Belfast, Birmingham dhe Manchester – duke u përgatitur për të marrë rrjetet 5G më 30 maj.

Deri më tani, 5G do të jetë në dispozicion vetëm në rrjetet EE ose Vodafone.

S10 ka një ekran pa korniza, 6,7 “HD + Infinity-O, që është super mbresëlënës dhe i ndritshëm.

Një sensor tejzanor i gjurmëve të gishtave është ndërtuar në ekran për të mundësuar sigurinë dhe zhbllokimin e telefonit super të shpejtë.

Gjithashtu ka gjashtë kamera të fuqishme (tre në pjesën e pasme, tre në pjesën e përparme) që ju lejojnë të kapni fotografi të pabesueshme me lehtësi.

Me këto shpejtësi të reja, do të jeni në gjendje të shkarkoni dhe ngarkoni përmbajtje më shpejt se kurrë më parë.

Për shembull, gjatë testimit, një film 1GB HD do të marrë afërsisht tre sekonda për t’u shkarkuar, dhe vendosja e fotografive në Instagram do të bëhet pothuajse menjëherë.

S10 do të kushtoj 1,099 funta nëse e porositni nga faqja zyrtare e Samsung në Britani.