Zaev shkarkon kryetarët e organeve komunale të LSDM-së

Zaev shkarkon kryetarët e organeve komunale të LSDM-së

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se ka marrë vendim për shkarkimin e të gjithë kryetarëve të organeve komunale të LSDM-së.

“Mbrëmë kam marrë vendim, ndërsa sot është e rendit që ta ndaj me ju, do të përpunohen vendimet nga ana e administratës së LSDM-së dhe gjatë ditëve në vijim do t’i nënshkruaj vendimet. Vendimi është, shkarkimi i të gjithë kryetarëve të organeve komunale të LSDM-së. Dua që t’i falënderoj të gjithë për aktivitetet, punën, shërbimin ndaj qytetarëve, si dhe përfaqësimin në nivel lokal të partisë më të madhe qeverisëse, të gjithë atyre presidentëve ku korrën fitore në zgjedhje. Bëj thirrje që përsëri të kandidojnë, në konkursin e ardhshëm që do të publikohet javën e ardhshëm”, deklaroi Zaev.

Kryeministri sqaroi se ashtu si do të merren vendimet ashtu dhe do të publikohen në media dhe do të informohen qytetarët.

“Fillimi i qershorit ose në gjysmën e parë e qershori do të ndodhin ndryshime në sektorin shoqëror, ato janë Ndërmarrjet Publike, ministritë, Qeveri dhe të gjithë institucionet qeverisëse. Në pjesën politike në partinë time ku jam unë drejtpërdrejtë kompetent, ndërsa ajo është në zgjedhjen e kryetarëve të organeve komunal, vendimin vetëm se e kam marrë dje dhe mbrëmë ua kam transmetuar kolegëve koordinatorë udhëheqës sepse ajo është e drejta ime, pikërisht vendimi është kështu”, tha Zaev.

Ai njoftoi se ka shkarkuar gjithsej 78 anëtarë të organeve komunale të partisë së tij.