Fillon seanca për mandatin e Gruevskit

Fillon seanca për mandatin e Gruevskit

Edhe pse ishte caktuar për në ora 10:00 dhe pas shtyrjes për në ora 12:00, Komisionit për Çështje të Rregullores Mandatit dhe Imunitetit ka filluar me 15 minuta vonesë seancën ku do të debatohet për marrjen e mandatit të deputetit në arrati, Nikolla Gruevski. Komisionin e udhëheq kryetari i këtij komisioni, Pavle Bogoevski.

Deputeti dhe ish kryeministri Gruevski vitin e kaluar, në nëntor u arratis në Hungari ku mori statusin e azilantit politik. Krahas gjykimit të plotfuqishëm me dënimin me burg prej dy viteve, ai është i dyshuar edhe për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.