Fotoaparati 102 megapikselësh i Fujifilm do të kushtojë 10 mijë dollarë

Fotoaparati 102 megapikselësh i Fujifilm do të kushtojë 10 mijë dollarë

Fujifilm ka lansuar modelin e ri të fotoaparateve GFX 100.

Përveç rezolucionit të lartë, GFX 100 ka disa specifika serioze. Vetë sensori vjen me ndriçim, që do të thotë se do të jeni në gjendje të rritni ISO dhe të kapni imazhe të çarta edhe në dritë të pakët.

Fujifilm tha se është kamera e formatin të mesëm me autofokus me mbulim të plotë me gjurmim të objektit dhe syrit dhe fytyrës dhe falë kësaj sistemi do të realizojë foto 210 për qind më shpejtë sesa modeli GFX 50R.

GFX 100 është i pajisur me stabilizim për reduktim të dridhjeve, gjithashtu ofron video 30fps 4K me fuqi regjistrimi 10-bit, ekran me prekje me 5.76 milionë pika EVF, porta të dyfishta UHS-II dhe dy bateri.

Modeli kushton 10 mijë dollarë pa lente dhe del në shitje më 27 qershor.