Veshjet më ikonike të Naomi Campbell

Veshjet më ikonike të Naomi Campbell

Naomi Campbell, që mbushi 49 vjet dje, i jep më së miri kuptim fjalës ‘super’ në termin ‘supermodele’.

Vajza e kopertinave ka dominuar sfilatat e modës, revistat dhe kampanjat më të njohura në botë qysh prej kur ajo ka debutuar në botën e modës në moshën 15 vjeccare.

Në nder të ikonës së stilit që sot bëhet një vit më e vjetër, po ju sjellim disa prej momenteve më shik dhe veshjeve ikonike të saj.

Campbell gjithmonë e ka pasë një sens të jashtëzakonshëm të stilit, edhe në ditët e para si modele.

Ajo veshi një kostum indian për vallëzim në sfilatën e vjeshtës të markës Christian Dior në vitin 1998.

Naomi Campbell duke u argëtuar bashkë me modelet Linda Evangelista, Polly Mellon dhe Christy Turlington.

Ajo mori pjesë në Met Gala të vitit 1995 si shoqëruesja e Gianni Versace e veshur me nje fustan krejt xixa.

Campbell ishte vazhdimisht e ftuar në sfilatat e markës Versace dhe mike shumë e afërt me disenjatorët. Modelja akoma edhe sot vazhdon ta mbështetë këtë markë të njohur.

Sfilimi i saj për koleksionin e Versaces “Diamonds Are Forever” është shumë ikonik.

Dizenjatorja Donatella Versace vendosi ta rikrijojë këtë moment në vitin 2018 duke e ftuar Campbell të pozojë përkrah Carla Bruni, Claudia Schiffer, Cindy Crawford dhe Helena Christensen.

Gjatë festës së ditëlindjes të 42-të të Grace Jones në vitin 1990.

Pozoi për revistën “Vogue” në vitin 1988.

Në vitin 1997, ajo e ndezi cigaren nga një shandan që po e mbante valltari i flamengos Joaquin Cortes.

Modelja e bëri debutimin e saj në Victoria’s Secret Fashion Show në vitin 1996.

Campbell dhe modelja tjetër Kate Moss kanë një miqëi shumë të gjatë – të dyja në të njëjtën kohë kanë pasë një karrierë shumë të suksesshme njëkohësisht.

Kjo ndoshta është fotografia më ikonike e të dyja mikeve. Fotografia është bërë në festën e Elite Model Agency në vitin 1993.

Të dyja kanë shkëlqyer në festën e Versaces në vitin 1999.

Ato janë paraqitur së bashku në sfilatë për herë të parë për ta mbështetur dizajnerin Kim Jones gjatë sfilatës së tij të fundit për veshjet e meshkujve për markën Louis Vuitton.

Campbell bëri gjithashtu një paraqitje në rreshtin e parë për sfilatën e pranverës për vitin 2019 të markës Louis Vuitton për ta mbështetur drejtorin e ri kreativ të shtëpisë së modës, mikun e saj Virgil Abloh.

Ylli i botës së modës ka bërë një kthim që do të mbahet mend në videoklipin e Jay Z “Change Clothes”.

Ajo mori pjesë në dasmën mbretërore të Princeshës Eugenie me një fustan nga Ralph&Russo.

Modelja u rikthye në sfilatën e markës Valentino pas 14 vjetësh, për ta mbyllur sfilatën e pranverës për vitin 2019 – ajo kishte veshur një fustan të zi të tejdukshëm.

Campbell ka marrë pjesë në sfilatën e vjeshtës të Chanel për vitin 2019 e veshur ‘kokë e këmbë’ nga koleksioni Métiers d’Art 2019.

Ajo pranoi çmimin “Ikona e Modës” në vitin 2018 e veshur me Calvin Klein.

Së fundmi, ajo u paraqit në Met Gala me një fustan ngjyrë rozë nga marka Valentino dhe një pelerinë më pupla.

Edhe supermodelet si Naomi Campbell rrëzohen ndonjëherë. Ajo u rrëzua gjatë sfilatës së Vivienne Westwood në vjeshtën e vitit 1993. Kush mund ta fajësojë atë kur ia shohim këto take?