Fustani i ngushtë, aktores i bie të fikët në Festivalin e Kanës

Fustani i ngushtë, aktores i bie të fikët në Festivalin e Kanës

Elle Fanning, anëtare e jurisë së këtij viti në Kanë, u përball me një situatë të vështirë mbrëmjen e së hënës në darkës në Chopard Trophee.

Aktores i ra të fikët dhe u rrëzua duke rënë në karriget pranë saj.

Fanning ishte ulur në një tavolinë pranë motrës së saj, Dakota Fanning, e cila e ndihmoi të Elle të ngrihej në këmbë, para se të largoheshin.

Sipas dëshmitarëve, ceremonia u ndalua për pak kohë.

Colin Firth, që ishte ulur pranë saj, gjithashtu u ngrit shpejt në këmbë dhe i ofroi ndihmë aktores.

Në një postim më vonë në Instagram, rreth incidentit Elle u shpreh se ishte mirë dhe se fustani i saj ishte shumë i ngushtë.