Filmi i ri i “Aladinit”, përralla klasike me aktorë realë në kinematë itali

Filmi i ri i “Aladinit”, përralla klasike me aktorë realë në kinematë itali

Ndërsa pjesëtarët e tjerë të kastit janë në rolin e Aladinit, Mena Massoud, atë të Xhazminës Naomi Scott, dhe Marvan Kenzari, në rolin e Xhafarit.

Përralla klasike e “Aladinit” vjen në ekranin e madh me aktorë realë. E gjithë vemendja është përqendruar tek Will Smith, i cili e ka shndërruar xhindin e famshëm në një personazh sa mistik aq edhe modern, që hera-herës këndon edhe rrep.

Përralla klasike e “Aladinit” vjen në ekranin e madh në formën live-action, me aktorë realë.

Me regji të Guy Ritchie dhe producent Daniel Lin, krijimi më i fundit i Disney sjell në rolin e xhindit të famshëm aktorin Will Smith.

E gjithë vemendja është përqendruar tek Will Smith, i cili e ka shndërruar xhindin e famshëm në një personazh sa mistik aq edhe modern.

Do të jetë një gjeni hip hop, shumë i ndryshëm nga origjinali, me shpresën se audienca do të përpiqet ta respektojë atë, duke e çliruar gjykimin e saj nga filmi i viteve '90.

Aladini i ri, pason atë të 1992 ku personazhi kryesor bie në dashuri me princeshën Jasminë, ndërsa regjisori Gay Ritchi, ka sjellë një version të ndryshuar, me elementë të rinj.

Në filmin e animuar rrëfehet historia e nje endacaku i cili perpiqet te fitojë dashurine e princeshës se bukur duke perdorur fuqite magjike të një xhindi, zeri i të cilit u realizua nga komediani i ndjerë Robin Williams.

Por çfarë ndodh në adaptimin e regjisorit Ritchie, mbetet për tu zbuluar.

Krijimi artistik 128 minuta do të shfaqet këtë të mërkurë në të gjitha kinematë italiane.