Vdes autorja e librit “Tigri Që Erdhi Për Çaj”

Vdes autorja e librit “Tigri Që Erdhi Për Çaj”

Shkrimtarja Judith Kerr, e njohur kryesisht për libirn e saj “Tigri që erdhi për Çaj” ka vdekur në moshën 95 vjeçare.

Kështu kanë njoftuar nga shtëpia e saj botuese, HarperCollins, ku udhëheqësi i kësaj shtëpie e ka cilësuar Kerr-in si “një person të mrekullueshëm dhe frymëzues që duhej shumë nga të gjithë”.

Kerr i ka të shkruar më shumë se 30 libra përgjatë një karriere gjysmëshekullore, ndërkaq tregimin e tigrit e kishte shkruar për t’i zbavitur fëmijët e saj.

Si fëmijë i Inteligjencies së Gjermanisë së paraluftës, Kerr ishte detyruar që të ikte bashkë me prindërit e saj hebrenj kur Adolf Hitler kishte ardhur në pushtet, shkruan BBC.

Familja kishte ardhur në Londër përmes Parisit më 1936, kur Judith kishte qenë vetëm 13 vjeçare.

Ajo kishte shkruar për fëmijërinë dhe statusin e saj prej refugjateje në një trilogji librash për fëmijë, ku i pari prej kësaj serie kishte qenë libri “Kur Hitleri Vodhi Lepurin Rozë” që u bë mjaft i pranishëm në tekstet shkollore në Gjermani.