KEDS ka vazhduar aksionin e dhurimit të librave

KEDS ka vazhduar aksionin e dhurimit të librave

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), ka dhuruar afro 300 libra në dy qendra të të rinjëve në Prishtinë.

Qendra Kulturore Termokiss dhe qendra për Ndërmarrësi dhe Inovacion në Universitetin e Prishtinës “ Venture UP”, kanë pranuar në bibliotekat e tyre, tituj të librave të dhuruar nga punëtorët e KEDS në baza vullnetare. Si vazhdimësi e aktivitetit për dhurimin e librave, KEDS në një aksion simbolik ka vizituar të dyja qendrat dhe së bashku me stafin dhe studentët, kanë sistemuar librat në hapësirat e tyre të leximit. Përfaqësuesit e qendrave kanë mirëpritur aksionin e dhurimit të librave, duke qenë se të dy qendrat janë pikëtakimi i të rinjëve në baza ditore, titujt e librave do të jenë në dispozicion të studentëve dhe gjithë vizitorëve të Termokiss dhe Venture UP. Librat e dhuruara, janë grumbulluar në baza vullnetare nga punëtorët e KEDS-it me qëllim te pasurimit të bibliotekave të shkollave dhe qendrave të ndryshme rinore dhe kulturore në Kosovë. Nga ky aksion i KEDS që ka filluar në vitin 2017, deri më tani janë dhuruar mbi 1000 libra, ndërsa janë ndërtuar dy biblioteka në shkollat fillore në Skenderaj dhe Vushtrri. Derisa KEDS vazhdon me përkushtim të madh arisimimin dhe përgatitjes profesionale të të rinjëve kosovar, aksione dhe aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.