Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi seancë të përbashkët në Podgoricë

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi seancë të përbashkët në Podgoricë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Malit të Zi, sot në Podgoricë do të mbajnë seancë të përbashkët qeveritare.

Delegacionin e Maqedonisë së Veriut do ta udhëheq kryeministri Zoran Zaev, i cili me ftesë të homologut malazez Dushko Markoviq, po qëndron në vizitë zyrtare.

Në seancë pritet të shqyrtohen disa informacion në interes të të dy vendeve për zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit, ndërsa do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në sferën e punëve të brendshme, mbrojtjen e ambientit jetësor dhe shëndetësi.

Zaev vizitën zyrtare në Malin e Zi e ka filluar dje, ku pati takim me presidentin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryetarin e Kuvendit Ivan Brajoviq.