Mbahet simpozium ndërkombëtar për Kirurgji Invazive

Mbahet simpozium ndërkombëtar për Kirurgji Invazive

Të shtunën (më 25.05.2019) në Prizren (Prevallë) do të mbahet një simpozium ndërkombëtar për Kirurgji invazive tek fëmijët.

Ky simpoziumi organizohet pas një pune të gjatë përgatitore në bashkëpunim mes Asociacionit Shëndetësor Profesional (PHA) nga Prizren dhe Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve të ShSKUK-së në Prishtinë. Në këtë simpozium pritet të marrin pjesë kirurgë eminentë nga shumë vende të botës dhe rajonit. 

Kirurgjia invazive (minimale – laparaskopike) për fëmijë, në klinikat e Kosovës ka nisur të aplikohet relativisht vonë, ndërkaq ky simpozium është një rast shumë i mirë që kirurgët kosovarë t’i marrin përvojat e duhura nga kolegët e tyre të shumë klinikave botërore.

Simpoziumi mbahet në hotel “Sharri” në Prevallë dhe fillon në orën 09:00.