Celine Dion kritikohet për peshën trupore

Celine Dion kritikohet për peshën trupore

Celine Dion së fundmi ka qenë në objektivat e njerëzve kritikues për shkak të peshës së saj trupore.

Këngëtarja e famshme botërorë është parë që në paraqitjet dhe intervistat e saj të fundit dukej dukshëm më e dobët dhe për këtë janë shprehur të shqetësuar edhe fansat e saj.

Mirëpo, këngëtarja ua ka sqaruar të gjithëve se nuk ka asnjë problem shëndetësor, por humbja e peshës po i vjen për shkak të aktiviteteve fizike me të cilat po merret ajo.

“Vallëzimi ka qenë AND-ja ime gjatë gjithë jetës. Është ëndërr. Dhe shumë e vështirë! Me të po merrem katër herë në javë. Njerëzit thonë: ‘Ajo është shumë më e dobët’, por unë po punoj shumë. Më pëlqen të lëviz dhe humbja e peshës vjen me të”, sqaroi Dion.

Këngëtarja e ka pranuar se gjatë rritjes është përballur me imazhin e trupit dhe të bukurisë, por që tani është në një pikë të jetës së saj ku ndihet seksi, e bukur, me vetëbesim dhe e fortë. Ndërkaq për ata që e përqeshin, ajo u thotë që t’i shohin punët e veta. Sipas saj, bukuria është brenda dhe do të reflektohet edhe jashtë.