Filmi shqiptar “The Van” shfaqet sot në Festivalin e Cannes

Filmi shqiptar “The Van” shfaqet sot në Festivalin e Cannes

Filmi i metrazhit të shkurtë “The Van” me regji të Erenik Beqirit në konkurrencë zyrtare është përzgjedhur në Festivalin e Filmit në Cannes, një ndër festivalet më prestigjioze dhe më madhi në botë.

Filmi flet për një djalë i cili është rreth 20 vjeqar i cili ka si qëllim të emigrojë jashtë vendit. Në mënyrë që të fitojë lekët e duhura sa me shpejt, ai pranon të bëhet pjesë e disa ndeshjeve që zhvillohen brenda një furgoni. Rregullat e furgonit janë të thjeshta, dyert mbyllen dhe furgoni niset në një trajektore rutinë, duke u kthyer në pikën e nisjes. Dyert hapen dhe nga aty mund të dalë vetëm një fitues.

Filmi i metrazhit të shkurtë “The Van” me kooproduksion mes Shqipërisë dhe Francës është përzgjedhur në mesin e 11 filmave në këtë kategori.

“The Van” (Furgoni) do të shfaqet sot para publikut të Cannes dhe është në konkurrencë për Palmën e Artë. Në këtë film me role kryesore janë aktorët: Phenix Brossard , Arben Bajraktaraj dhe Afrim Muçaj.

Ky është ndër filmat e rrallë nga kinematografia shqiptare që ka arritur në këtë pikë të lartë.


MË SHUME NGA Kulturë