Veseli: Tribunali synon zbardhjen e krimeve të gjenocidit serb

Veseli: Tribunali synon zbardhjen e krimeve të gjenocidit serb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim një grup studentësh përfaqësues të të gjitha universiteteve publike.

Të njëjtit, ditë më parë dolën hapur në mbështetje të propozimit të kryeparlamentarit për themelimin e një Tribunali për Krimet serbe në Kosovë.

Për këtë mbështetje, Veseli edhe i falënderoi studentët duke thënë se iniciativa e tij synon zbardhjen e krimeve të gjenocidit serb dhe vënien e kriminelëve përpara drejtësisë ndërkombëtare.

“Bashkëbisedimi me të rinjtë gjithmonë është frymëzues dhe produktiv. Kosova ka ecur përpara, çdo herë që të rinjtë kanë marrë rolin që natyrshëm u takon: rolin e transformimit dhe zhvillimit”, shkroi Veseli.


MË SHUME NGA Aktuale