​Edhe 562 mijë euro për QMF-në e Gjilanit

​Edhe 562 mijë euro për QMF-në e Gjilanit

Ministria e Shëndetësisë ndau edhe 562 mijë euro të tjera për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan.

Ministri Uran Ismaili dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sot nënshkruam plotësim-ndryshimin e marrëveshjes së mirëkuptimit për këtë projekt, të cilin Ministria e Shëndetësisë e financon me 1 milion euro.

Ismaili tha se Qendra e re e Mjekësisë Familjare do t'i plotësojë të gjitha kushtet për shërbime shëndetësore të dinjitetshme për qytetarët e Gjilanit.