Suharekë, arrestohet i kërkuari nga gjykata, sekuestrohen tre armë

Suharekë, arrestohet i kërkuari nga gjykata, sekuestrohen tre armë

Policia raporton se sot në Suharekë ka arrestuar një person të kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, gjithashtu ka bastisur edhe lokacione ku ka sekuestruar tri armë.

“Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar këto armë pa leje: 1 pushkë gjuetie, prodhim Rus, modeli 12 GA, 14 copë fishek të kalibrit 12 GA dhe 1 rrethatore fishekësh, në rastin tjetër është sekuestruar 1 pistolete, modeli Zoraki917T, kalibër 9mm, 49 fishekë të pistoletës dhe 1 karikator, ndërsa gjatë këtij aksioni policia gjithashtu ka sekuestruar 1 pushkë gjuetie, prodhim Turk, kalibër 12GA, për të cilën mbajtësi i saj i kishte skaduar afati i lejes. Bastisjet janë realizuar në tri lokacione të ndryshme të Komunës së Suharekës”.

“Ndërsa në realizmin e këtij aksioni të suksesshëm policor në njërin nga lokacionet e bastisjes është ndaluar personi R.SH i cili ka qenë i kërkuar me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prizren”, thuhet në komunikatën e Policisë.

I gjithë operacioni ka qenë në koordinim më Prokurorinë Themelore në Prizren dhe Gjykatën Themelore Dega-Suharekë.