​Ashton Kutcher me pamje të re

​Ashton Kutcher me pamje të re

Aktori Ashton Kutcher është parë në disa raste me një detaj të ri në fytyrë - mustaqet.

41-vjeçari ka vendosur të bëjë një ndryshim të vogël në pamjen e tij, e cila na kujton papritmas karakterin kryesor të serisë "Magnum PI".

Ai në kohët e fundit është parë shpesh të mbajë kapelë, arsyen e së cilës e ka zbuluar së fundi në një emision televiziv.

Në fakt, aktori qe nga mosha 25-vjeçare lufton me flokët në rënie. Edhe pse ai fillimisht trajtoi këtë problem, hoqi dorë prej saj katër vjet më parë kur u bë baba.

Ashton ka humbur flokët qe nga ajo kohë, dhe thotë se deri në moshën 50-vjeç mund të mbetet krejtësisht tullac.