Jessica Alba blen shtëpi luksoze në vlerë dhjetë milionë dollarë

Jessica Alba blen shtëpi luksoze në vlerë dhjetë milionë dollarë

Aktorja amerikane, Jessica Alba, ka blerë shtëpi të re luksoze në Beverly Hills në vlerë 10 milionë dollarë.

Aktorja 38 vjeçare së bashku me djalin e saj 16 muajsh, Hayes e ka zbuluar shtëpinë e saj të ëndrrave për kopertinen e muajit qershor të ‘Architectural Digest’.

Dy vajzat e saj, Honor, 10 vjeçe dhe Haven, 7 vjeçe, shihen në prapavijë të imazheve gjersa po luanin në oborrin e vilës luksoze në Beverly Hills. Edhe bashkëshorti i saj, producenti Cash Warren gjithashtu shihet në fotosesionin e realizuar, e që për këtë Jessica deklaroj “se kjo është shtëpia e ëndrrave të tyre”.

Gjatë dizajnimit të shtëpisë, ylli botëror dëshironte të përfshijë materialet e bukura dhe ngjyrat, e cila donte të përdorte sa më shumë materiale natyrore që ishte e mundur.

Sa i përket estetikës, Alba dëshironte një apartament modern francez, ajo mori disa shenja nga Ellen DeGeneres dhe Portia De Rossi, të cilët e prezantuan atë tek projektuesit e saj Kathleen dhe Tommy Clements.

Kujtojmë që Jessica dhe Cash kohë më parë festuan edhe përvjetorin e tyre të 11-të të martesës.