Nis zhvillimi i teknologjisë që lexon emocionet e njerëzve

Nis zhvillimi i teknologjisë që lexon emocionet e njerëzve

Gjiganti teknologjik Amazon është duke zhvilluar një pajisje të lëvizshme që mund të njohë emocionet njerëzore.

Pajisja që vendoset si byzylyk dore është përshkruar si një produkt i shëndetit në dokumentet e brendshme të rishikuara nga Bloomberg.

Është një bashkëpunim mes Lab126, grupit qe ka zhvilluar pajisjet e telefonit Amazon Fire dhe zmadhuesit të zërit të mençur Echo, dhe ekipit që ka zhvilluar softuerin e zërit Alexa.

Është e paqartë se sa larg është projekti, apo nëse do të bëhet ndonjëherë një pajisje komerciale.

Bloomberg ka bërë të ditur se Amazon ka patentuar një teknologji të re që do të mundësojë Alexa-n të monitorojë emocionet e përdoruesve, duke analizuar lartësinë dhe volumin e zërit në komandat e tyre dhe t’ju përgjigjet në bazë të asaj se si ata ndjehen.

Siç përshkruhet në patentë, Alexa mund të arrijë të njohë “lumturinë, gëzimin, zemërimin, pikëllimin, trishtimin, frikën, neverinë, mërzitjen dhe stresin” si dhe t’u përgjigjet komandave në përputhje me rrethanat.

Patentat nuk janë produkte, natyrisht – por ato mund të ofrojnë një pasqyrë se si kompanitë po i zhvillojnë teknologjitë e tyre