Gjuriq i jep garancion LDK-VV:I keni votat e Listës për rrëzim të qeverisë

Gjuriq i jep garancion LDK-VV:I keni votat e Listës për rrëzim të qeverisë

Tri partitë opozitare në Kuvend kanë intensifikuar takimet për t’u koordinuar rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga Qeveria Haradinaj.

Megjithatë LDK, LVV dhe PSD kanë nevojë edhe për votat e deputetëve nga koalicioni qeverisës për rrëzimin e Haradinajt.

Për të ia siguruar votat e nevojshme partive opozitare, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka siguruar mbështetjen e Listës Serbe.

Ai pas takimit mes përfaqësuesve të serbëve të Kosovës dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, tha se Lista Serbe nuk mbështet qeverinë e udhëhequr nga Haradinaj dhe se nuk do të kthehet në institucionet e Kosovës.

 “Lista Serbe nuk do të kthehet në institucionet e Kosovës dhe nuk mbështet qeverinë në Prishtinë, por është e gatshme të mbështes secilën parti politike, që organizon iniciativa për rrëzimin e qeverisë së Ramush Haradinajt”, ka thënë Gjuriq.