SHBA – Trump miraton shtimin e trupave në Lindje të Mesme

SHBA – Trump miraton shtimin e trupave në Lindje të Mesme

Presidenti amerikan, Donald Trump miratoi rritjen e trupave amerikane në Lindjen e Mesme, në përgjigje ndaj tensioneve me Iranin, sipas medies amerikane.

hefi i Pentagonit kishte njoftuar një ditë më parë se “SHBA-ja synon të dërgojë trupa shtesë në Lindje të Mesme për të garantuar sigurinë e efektivëve që tashmë ndodhen në këtë rajon”.

“Ajo që jemi duke menduar është nëse ka ndiçka që mund të bëjmë për të përmirësuar sigurinë e forcave tona në Lindje të Mesme”, deklaroi Patrick Shanahan për median.

“Kjo mund të përfshijë edhe dërgimin e trupave shtesë”, theksoi ai.