Krasniqi: Veseli as që i njeh personat që ia përmenden emrin

Krasniqi: Veseli as që i njeh personat që ia përmenden emrin

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, as nuk ka të bëjë asgjë me përmbajtjen e videos së publikuar në media së fundmi, ku flitet për fajde, si dhe as që i njeh personat protagonist të asaj video.

Ai në një intervistë për “Imazh” te RTK ka thënë që organet e shtetit sa më shpejt duhet ta trajtojnë këtë rast dhe t’i shkojnë çështjes deri në fund.

“Këtu bëhet fjalë për një grup kriminal, të cilët janë marrë me vepra penale, dhe me mashtrime klasike. Për fat të keq, këta njerëz kanë apostrofuar dhe keqpërdorur edhe emrin e zotit Kadri Veseli. Është qartë që bëhet fjalë për një mashtrim, zoti Veseli në asnjë mënyrë nuk ak të bëjë me këta njerëz dhe as që i njeh”, ka theksuar Krasniqi.

“Por, tema që meriton trajtim, është se si është e mundur që këto prova e dëshmi kanë fjetur në në sirtarë qoftë të Policisë apo Prokurorisë për gjashtë vite?”.