Veseli: Jam i vetmi lider që flas hapur për deformimet

Veseli: Jam i vetmi lider që flas hapur për deformimet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është i vetmi lider që flet hapur për deformimet.

Ai në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”  ka theksuar se nuk do të kenë perspektivë të korruptuarit, duke filluar nga ata që janë në partinë që ai e drejton, Partinë Demokratike të Kosovës.

“Unë jam i vetmi lider që flet hapur për deformimet. Do t’iu këpus perspektivën atyre që janë të korruptuar në PDK. Le të mendojnë se kanë vota shumë, le të dalin në cilën parti të duan, unë nuk e mendoj fare atë punë”, ka thënë ai.  

Veseli ka theksuar se nuk i njeh personat që ia përmenden emrin në videon e publikuar dhe se qëllimi i tyre ishte që ta vendosin atë në pozicion defansiv, por ai ka thënë se nuk mund ta ndalë askush. 

Autor: rtklive.com