Këta janë kandidatët për kryeministër të ardhshëm të Britanisë së Madhe

Këta janë kandidatët për kryeministër të ardhshëm të Britanisë së Madhe

Theresa May ka deklaruar dorëheqjen e saj si kryeministre të premtën në mëngjes. Në këtë mënyrë partia konservative që është në pushtet duhet të sjellë një kryeministër të ri ose vendi do shkojë në zgjedhje të reja.

Dorëheqja e May erdhi pasi që deputetët britanikë refuzuan që të votojnë në favor të marrëveshjes së saj për Brexitin në tre raste.

Por cilët janë favoritët që mund të e zëvendësojnë Theresa May’n?

Ish ministry I punëve të brendshme Boris Johnson po shihet si favorite kryesor. Ai veçse është nominuar nga ish ministry I mbrojtjes Gavin Williamson dhe deputeti konservatit Johnny Mercer.

Jonson ishte ndër fytyrat më të njohura që shtyu përpara fushatën e daljes së Britanisë nga BE’ja. Ai mendohet që ka 40% shanca që të marrë lidershipin e vendit.

Emra tjerë që përmenden janë ai i ministrit për Brexitin, Dominic Rabb, me një probabilitet prej 14% që të marrë udhëheqjen e vendit.

Kandidatë tjerë janë Andrera Leadsom që është ish kryeparlamentar I Britanisë dhe Jeremy Hunt ish ministër I punëve të jashtme britanike.

Për të pasur një garë korrekte duhet që së paku tre kandidatë të shpallin kadidaurën e tyre për kryeministër.

Gara do zhvillohet në dy faza.

Në fazën e parë kërkohet që kandidatët të jenë deputetë të partisë që ka pushtetin. Pastaj kërkohet që së paku dy nga deputetët tjerë të partisë të e përkrahin kandidaturën e tij.

Të gjithë kandidatët duhet që të mbajnë një seri të debateve ku tregojnë planet e tyre të qeverisjes. Deputetët pastaj votojnë në disa raunde kadidatët. Kandidati që merr më së paku vota në secilin raund eleminohet, derisa të mbeten vetëm dy të tillë.

Në fazën e dytë të gjithë antarët e partisë votojnë njërin prej kandidatëve që atyre iu duket që është më adekuat.

Pritet që gara të përshpejtohet dhe kandidati i ri të votohet në korrik, në mënyrë që kryeministri i ri të ketë sa më shum kohë që të përballet me sfidat që pritet të ballafaqohet vendi sa I përket Brexitit.