Vetëvendosje iftar me kreun e BIK-ut dhe bashkëpuntorët e tij

Vetëvendosje iftar me kreun e BIK-ut dhe bashkëpuntorët e tij

Lëvizja Vetëvendosje ka shtruar një iftar për kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ka qenë vetë Vetëvendosje që ka njoftuar.

:Sot, kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti bashkë me nënkryetarin Besnik Bislimi, sekretaren organizative Vlora Haxhimehmedi, deputeten Albulena Haxhiu, anëtarët e kryesisë Arben Vitia e Ajet Potera dhe drejtoreshën e drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Mitrovicë Nazane Kërveshi shtroi një iftar për kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij ndër ta sekretari i BIK-ut Ahmet Sadriu e zyrtarë të tjerë të kësaj bashkësie.

Në atmosferën miqësore të iftarit u diskutua për bekimin e madh që është bashkëpunimi mes traditave, kulturave e feve të ndryshme tek shqiptarët. Mesazhi i ramazanit, ai i vetëpërmbajtjes, i të qëndruarit bashkë me komunitetin, në solidaritet e në punë, në gëzime e sfida. Kryetari Kurti e myftiu Tërnava, uruan një Ramazan e agjërim të mbarë në këto ditë mbetura", është shkruar në njoftim.Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!