Hyseni: Vazhdojmë punën në luftën kundër të gjitha dukurive negative

Hyseni: Vazhdojmë punën në luftën kundër të gjitha dukurive negative

Kryesuesi  i Këshillit Prokurorial  të Kosovës, Bahri Hyseni, ka thënë se prokurorët e Kosovës do të vazhdojnë punën e tyre në luftën ndaj të gjitha dukurive negative.

Ai ka folur në magazinën “55 minuta”, të njëjtën ditë kur u dha një lajm i rremë  për vendosje të mjetit shpërthyes në drejtim të institucioneve të drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

“Synimi mund të ketë qenë që njerëzit që në sistemin e drejtësisë po e bëjnë punën e vet t’i pengojë apo  të mos i lejojë të vazhdojnë”, ka thënë Hyseni.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë, ashtu siç jemi betuar, puna jonë nuk do të ndalet në luftën e pakompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe të gjitha dukurive të tjera negative.  Natyrisht që mund të ketë njerëz që nuk iu konvenon kjo situatë, mirëpo ne do të vazhdojmë”.


MË SHUME NGA Aktuale