Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafiri i parë do të jetë Uran Haxha – kryeredaktor në median “Ndërtimi”, i cili do të flas për themelimin e çmimit për arkitekturë "Karl Gega".

Kurse mysafirja e dytë do të jetë Dr. Shqipe Spahiu Konjusha - kryetare e Shoqatës për Sëmundje të Rralla, e cila do të flas rreth mbajtjes së simpoziumit për sëmundje të rralla.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Aktuale