Vodhi para e barna nga Qendra Klinike në Tetovë,akuzohet për 7 vepra penale

Vodhi para e barna nga Qendra Klinike në Tetovë,akuzohet për 7 vepra penale

Një tetëmbëdhjetë vjeçar dyshohet se ka vjedhur automjete dhe se ka vjedhur para dhe barna nga Qendra Klinike e Tetovës.

Policia ngriti akuzë penale kundër A.Z (18) nga fshati Ozormishte për shkak të dyshimeve të bazuara për shtatë vepra penale “vjedhje të rënda”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në 11 shkurti deri 7 mars në rrethinën e Tetovës, sipas MPB-së, i dyshuari ka kryer vjedhje të rënda në automjete dhe ka marrë pjesë, para ndërsa në Qendrën Klinike Tetovë me përdorimin e forcës ka hyrë brenda dhe ka vjedhur para dhe barna.