Sulm fizik në Skenderaj, lëndohet një person

Sulm fizik në Skenderaj, lëndohet një person

Një person është sulmuar fizikisht nga tre persona të tjerë, të cilët i kanë shkaktuar frakturë në gisht dhe e kanë kanosur me armë.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:00, në Skenderaj.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore.