George Clooney i frikësuar nga ISIS se mos e sulmojnë gruan e tij

George Clooney i frikësuar nga ISIS se mos e sulmojnë gruan e tij

Amal Clooney, bashkëshortja e aktorit të njohur me famë botërore, George Clooney, është e përfshirë tash e sa kohë në luftën kundër ISIS-it.

Kjo ka bërë që burri i saj të ndjekë frikë ndaj ndonjë sulmi eventual që organizata terroriste mund t’ia bëjnë gruas së tij.

Amal do të jetë avokatja e shumë prej viktimave të ISIS, duke shpresuar që të arrijë t’i çojë të gjitha çështjet në Gjykatë.

“Gruaja ime do të marrë çështjen e parë kundër ISIS në gjykatë. Ne kemi shumë dyshime. E para dhe e vërteta është dyshimet mbi sigurinë që ne duhet të ndeshemi në baza ditore”, ka thënë George Clooney.

Ai nuk e ka mohuar faktin që po ndjehet i shqetësuar rreth sigurisë së familjes së tij, për shkak të angazhimit të Amalit në këtë fushë.

“Ne nuk duam që fëmijët tanë të jenë target pra ne duhet të jemi të vëmendshëm”, ka thënë tutje aktori i shqetësuar.