Dorëzohet Leipzigu, shet sulmuesin Timo Werner

Dorëzohet Leipzigu, shet sulmuesin Timo Werner

Për Timo Werner ka ardhur momenti i së vërtetës. Sulmuesi gjerman kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës dhe duke patur vetëm një vit kontratë të mbetur me Leipzigun ka vënë në vështirësi drejtuesit, që s’duan ta humbasin me parametër zero.

Shefi i klubit, Oliver Mintzlaf, konfirmoi vendimin për ta shitur “bomberin” gjerman, nëse ky i fundit nuk do të rinovojë kontratën.

Një lajm i tillë pritet me shumë interes nga Liverpooli, Bayern i Mynihut dhe Arsenali, që prej kohësh janë në ndjekje të golashënuesit më të mirë të Leipzigut e njëkohësisht pjesë e përfaqësues së Gjermanisë.