Befason Gattuso: Shoqëria nuk më ka kërkuar Championsin me detyrim

Befason Gattuso: Shoqëria nuk më ka kërkuar Championsin me detyrim

Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso është paraqitur përpara mediave në kuadër të takimit të ditën e nesërme që do të luajë kundër Spalit.

Kjo ndeshje mund të vlejë gjithë sezonin, por edhe të ardhmen e teknikut, pasi luhet për një vend në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë shpresojnë që Interi ose Atalanta të ndalen ndeshjet e tyre respektive.

“Kam një zyrë të mbushur me letra. Trajnimi i Milanit është një ëndërr për mua dhe shpresoj të vazhdojë”, ishin fjalët e para të teknikut.

Arritja e vendit të katërt është një objektiv që duhet arritur, por Gattuso ka befasuar.

“Shoqëria nuk më ka kërkuar kurrë të shkoj në Ligën e Kampionëve me detyrim. Më ka thënë të provoj dhe po përpiqemi deri në ditën e fundit. Nuk duhet të flasim për mua sot, pas ndeshjes me Spalin do të flasim për gjithçka. Nuk duhet të mendojmë për të tjerët, duhet të luajmë ndeshjen tonë. Për mua nuk duket sikur ka 1 vit që jam këtu, nga stresi më duket sikur kanë kaluar 10 vite”, u shpreh ndër të tjera tekniku.