Haradinaj: Partneriteti Qeveri-biznese ka hapur mundësinë për vende pune

Haradinaj: Partneriteti Qeveri-biznese ka hapur mundësinë për vende pune

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se partneriteti i Qeverisë së Kosovës me komunitetin e biznesit ka rezultuar të jetë i suksesshëm dhe ka hapur një mundësi të shkëlqyer për krijimin e vendeve të reja të punës.

Haradinaj këtë fundjavë ka parë nga afër intensifikimin e veprimtarisë prodhuese në kompaninë “Frutex“ në Suharekë, e cila i ka 160 të punësuar dhe është një ndër tatimpaguesit më të mëdhenj në vend.

“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me pronarin e kësaj ndërmarrjeje të suksesshme, Shaqir Palushin, për parametrat e rritjes së prodhimit dhe u njoftova për mundësitë e zgjerimit të kësaj kompanie, që tashmë eksporton në më shumë se 20 vende të botës. Inkurajues fakti se partneriteti i Qeverisë së Kosovës me komunitetin e biznesit ka rezultuar të jetë i suksesshëm dhe ka hapur një mundësi të shkëlqyer për krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar ai në Facebook.