E ardhmja e Ramosit, Reali po kërkon qendërmbrojtës

E ardhmja e Ramosit, Reali po kërkon qendërmbrojtës

Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos po përflitet gjerësisht se mund të largohet nga “Bernabeu”, duke u shndërruar në emrin më të nxehtë të merkatos, me Juvetusin në krye, pasuar nga shumë klube të tjera elitare që qëndrojnë në vigjilencë për të tentuar një operacion drejt shërbimeve të tij.

Referuar kësaj hipoteze drejtuesit e klubit mbretëror kanë nisur të shohin për kandidatët potencialë që mund të zëvendësonin shtyllën e kësaj skuadre.

Siç raportojnë mediet spanjolle, “Los Blancos” sigurisht që do të kërkojnë një mbrojtës të një profili shumë të lartë, duke përforcuar këtë repart për sezonin e ri pas dobësisë së treguar këtë edicion me linjën e përbërë nga Varane, Militao, Nacho e Vallejo.

Por, si gjithnjë, merkato krijon efekt domino dhe në këtë panoramë një lajm i keq vjen për klubin e Napolit, pasi madrilenët kanë fokusuar në radarët e tyre 27-vjeçarin Koulibaly, kartoni i të cilit vlerësohet 70 milionë euro.

Një tjetër objektiv për klubin “merengues” është edhe kapiteni i Ajaxit, 19-vjeçari Matthijs De Ligt, për të cilin projektohet një operacion i vështirë, pasi në lojë për shërbimet e tij është edhe Barcelona.