Allegri paralajmëron drejtimin e një skuadre të re

Allegri paralajmëron drejtimin e një skuadre të re

Nesër në ora 18:00, Juventusi do të përshëndetet me trajnerin Massimiliano Allegri.

Sampdoria do të jetë skuadra e fundit për trajnerin italian që i solli shumë trofe Juventusit.

Në deklaratën para ndeshjes së tij të fundit, Allegri ka paralajmëruar se do të drejtojë një skuadër të re këtë verë, transmeton albeu.

"Do pimë një dolli pas ndeshjes. Më pas do të shkoj në deti për të shijuar rrezet e diellit. Lojtarët do më shohin shpejt në ekrane televizive, ashtu siç unë do t’i ndjek ata", tha Allegri.