VIDEO-Takohen udhëheqësit e Odave Ekonomike të Ballkanit

VIDEO-Takohen udhëheqësit e Odave Ekonomike të Ballkanit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka pritur në takim një delegacion të kryetarëve të Odave të Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast, Rukiqi ka thënë se takime të tilla kanë qëllim rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe që të nxiten kompanitë që të jenë më konkurruese në tregun ndërkombëtarë. Ndërsa Branko Azeski, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të ndryshojë qasje ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, bashkëpunimi rajonal është obligim.

Autor: RTKlive