Sot në Bullgari zhvillohen zgjedhje për Parlament Evropian

Sot në Bullgari zhvillohen zgjedhje për Parlament Evropian

Sot, më 26 maj, në Bullgari zhvillohen zgjedhje për Parlament Evropian. Për 17 vendet e Bullgarisë në Parlamentin Evropian konkurrojnë gjithsej 318 kandidatë për deputetë.

Kandidaturat e tyre janë ngritur nga 13 parti, 8 koalicione dhe 6 komitete të iniciativës. Për herë të parë zgjedhësit do të mund të votojnë me makina në 3 mijë seksione në mbarë vendin. Votimi fillon në orën 07.00 dhe përfundon në orën 20.00, orë lokale, por sipas vlerësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ai mund të zgjatet me një orë. Për votimin jashtë shtetit janë hapur 191 seksione në 64 vende. Më shumë janë seksionet në shtetet-anëtare të BE-së – në Britaninë e Madhe – 24, në Spanjë – 16, në Gjermani – 24, në Greqi – 13 dhe në Francë – 10.