Hoxhaj: Në këtë mandat qëllimi ynë është një qeveri e vogël dhe efikase

Hoxhaj: Në këtë mandat qëllimi ynë është një qeveri e vogël dhe efikase

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe zëvendëskryetari i PDK-së Enver Hoxhaj ka paralajmëruar zvogëlimin e qeverisë brenda këtij mandate. Sipas tij, Kosova ka nevojë për një qeveri më të vogël dhe më efikase që punon në drejtim të rritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik.

Këto komente Hoxhaj i bëri gjatë një tubimi të PDK-së për zgjedhjet e brendshme partiake në Pejë. “DekadaeRe ka prioritet mirëqenien e qytetarëve në Pejë dhe kudo në Kosovë. Si shtet i vogël ajo që mund të bëjmë është zhvillimi i ekonomisë dhe rritja e cilësisë së jetës përmes edukimit cilësor, shëndetësisë efikase dhe mjedisit të pastër. Ndërsa, këtë mandat qëllimi ynë është një qeveri e vogël dhe efikase që punon në këtë drejtim”, ka shkruar Hoxhaj në "Facebook".

Image may contain: 6 people, crowd

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Aktuale