Haradinaj: Gjaku i martirëve na obligon që të mos ndalemi

Haradinaj: Gjaku i martirëve na obligon që të mos ndalemi

Në 20 vjetorin e masakrës në lagjen e Trimave në Prizren, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se  kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është dëshmi për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar

“Sot bëhen 20 vjet nga gjenocidi në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku u masakruan 27 shqiptarë të pafajshëm. Kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është dëshmi për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën. Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Aktuale