Ja cilët lojtarë do të largohen nga Barcelona

Ja cilët lojtarë do të largohen nga Barcelona

Barcelona është shpallur kampione e La Ligës, por ka dështuar në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit.

Në këtë klub pritet të bëhen shumë ndryshime gjatë verës, kurse mediet spanjolle kanë zbuluar edhe emrat e disa prej futbollistëve që pritet të largohen.

Përveç Malcomit dhe Gomesit në ketë listë janë edhe Samuel Umtiti dhe Philippe Coutinho.

Ndërsa deri tash Barça e ka transferuar vetëm Frenkie de Jong nga Ajaxi për 75 milionë funte.