Tragjedi në pistë, vdes 59 vjeçari, plagoset babai i Doviziosos

Tragjedi në pistë, vdes 59 vjeçari, plagoset babai i Doviziosos

Bota e sportit në zi. Raffaele Mazzola, 59 vjeç ka humbur jetën teksa po garonte në Kampionatin Italian të Motorkrosit.

Mazzola humbi kontrollin e mjetit gjatë një saltroje të pistës së Cavallara (në krahinën e Kremones) ku sot ishte raundi i katërt i kampionatit.

Incidenti i rëndë ndodhi në xhiron e parë të garës, duke shkaktuar kaos në pistë. Goditjen fatale duket se ia kanë dhënë pilotët që e ndiqnin, transmeton oranews.

Mes pilotëve që vinin pas viktimës ishte edhe babai i pilotit të MotoGP, Andrea Dovizioso, Antonio, i cili u plagos duke thyer disa brinjë.