Julian Assange përballet me 17 akuza kriminale në SHBA

Julian Assange përballet me 17 akuza kriminale në SHBA

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka lëshuar 17 padi në drejtim të themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange. Akuzat janë nga vjedhja dhe zbulimi i informacioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare deri tek komprometimi i informacioneve të klasifikuara.

Assange u arrestua muajin e kaluar pasi u përjashtua nga Ambasada e Ekuadorit në Londër prej së cilët kërkonte azil që prej 2012.

Gjykatat në Britani të Madhe e dënuan me një vit burgim për shkeljen e lirisë me kusht, ndërsa ai filloi përpjekjet për të luftuar ekstradimin e tij në SHBA.

Akuzat e reja janë shumë më serioze ku secila prej tyre ka një dënim prej 10 vitesh burg.

Ai në bashkëpunim me Chelsea Manning, një ish-ushtarake akuzohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për publikimin e materialeve të klasifikuara.