Autobusi nga Maqedonia bllokohet në një urë në Bullgari

Autobusi nga Maqedonia bllokohet në një urë në Bullgari

Siç raportojnë mediat bullgare, një incident interesant ka ndodhur sot në Plovdiv të Bullgarisë.

Vozitësi nuk ka respektuar lartësinë dhe ka bllokuar autobusin nën urë te lumi Marica, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Incidenti ka ndodhur nën urën në bulevardin “Vasil Aprillov” afër universitetit për teknologji ushqimore ndërsa në autobus kanë qenë 2 vozitës që kanë kaluar pa lëndime. Më pastaj, siç shpjegojnë mediat bullgare, është marrë vesh se ata janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Autobusit i është shkaktuar dëm material ndërsa dëshmi për përdorimin e alkoolit nga ana e vozitësve nuk ka.