Emina Çunmulaj kthehet në Mal të Zi, zgjohet herët për t’i shijuar ditët

Emina Çunmulaj kthehet në Mal të Zi, zgjohet herët për t’i shijuar ditët

Modelja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në Amerikë, Emina Çunmulaj, duket se së fundmi është kthyer për disa ditë në vendlindje.

Ajo ndodhet në Malësinë e Madhe, vend ky në të cilin është lindur dhe rritur modelja.

Emina ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, përmes së cilave ka treguar momentet e këndshme që po kalon në Mal të Zi.

Ajo tregoi se është zgjuar herë vetëm për qejf, ndoshta edhe me dëshirën e madhe për të shijuar sa më shumë të jetë e mundur ditët në vendlindje.

“Dikush zgjuar për syfyr, dikush zgjuar për fëmijë, dikush zgjuar prej halleve e dikush zgjuar për pikë të qejfit”, ka shkruar Çunmulaj në InstaStory.

Ajo përndryshe është nënë e dy vajzave, dhe është e martuar me miliarderin iranian, Sam Nazarin.

Emina është shpërngulur prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./telegrafi/