Barcelona apo United? Flet Matthijs de Ligt

Barcelona apo United? Flet Matthijs de Ligt

Me një agjent si Mino Raiola e ardhmja e Matthijs de Ligt nuk mund të zgjidhej kurrsesi me thjeshtësi.

E ardhmja e tij është ende e paqartë. Agjenti i njohur është në gjueti të parave dhe po pret ofertën e duhur për holandezin.

Në vrazhdën e lajmeve që herë e kalojnë tek United në Premier League dhe herë tek Barcelona në La Liga, mbrojtësi 19-vjeçar foli për “ESPN” ku tha se ende nuk e di se ku do e gjejë e ardhmja.    

"Ku e shoh veten? Epo, është e qartë se Premier League është një kampionat i madh, Spanja po ashtu. Por, ka edhe kompeticione të tjera, nuk janë vetëm këto të dyja. Akoma nuk di asgjë se ku do të jetë e ardhmja ime, kështu që do e shohim sesi do shkojë. Së pari duhet të luaj edhe dy ndeshje, më pas do shoh se çfarë do ndodhë më pas”, deklaroi de Ligt.

Me këto fjalë mbrojtësi i Ajax nuk ka qartësuar asgjë për të ardhmen e tij, teksa Barcelona dhe Manchester United do të konkurrojnë fort për shërbimet e tij.