​Çifti i njohur për herë të parë në publik pas spekulimeve për ndarje

​Çifti i njohur për herë të parë në publik pas spekulimeve për ndarje

Ndonëse në muajt e fundit emrat e tyre në media mund të dëgjoheshin vetëm në kontekstin e divorcit, lidhja e Bradley Cooper dhe modeles Irina Shayk nuk është në krizë.

Sapo mediat filluan të shkruanin se ishte çështje kohe kur çifti do të njoftonte se do të ndaheshin, ata u shfaqën në një shëtitje me vajzën e tyre dyvjeçare, Leo De Seine.

Spekulimet e mediave rreth divorcit nisën gjatë promovimit të filmit "A Star is Born".

Në këtë film, Bradley dhe këngëtarja Lady Gaga ishin të lidhur nga ana emocionale, por asnjëri prej tyre nuk pohoi se janë në lidhje.