Veturat nga Hyundai dhe Kia, me ndryshime në dukje në të ardhmen

Veturat nga Hyundai dhe Kia, me ndryshime në dukje në të ardhmen

Shefi i dizajnit, kërkon më shumë ndryshime në dukje.

Do të ishte nënvlerësim, nëse thuhet se Hyundai Sonata e re, nuk e ka pamjen e mirë.

Modeli që lansohet gjatë vitit që vjen, është rival i fuqishëm në kategorinë e sedanëve të mesëm, ku ndodhet edhe Optima, për të cilin Kia thot se është një makinë me dukje shumë të mirë.

Autocar raporton se veturat e reja nga Hyundai, Kia, si dhe Genesis, do të kenë ndryshime në dukje në të ardhmen, pasi kështu ka vendosur shefi i dizajnit, i kompanisë që i ka të tri kompanitë në pronësi.

Zyrtari i auto grupit Korean, Luc Doncerwolke ka njoftuar se duhet ndryshuar filozofia dizajnuese e modeleve, në mënyrë që të dallojnë prej tjerave, të identifikohen dhe të mos jenë homogjene si deri më tani.

“Do të kenë një gjuhë të re dizajnuese në mbarë botën, duam t’i diferencojmë të gjitha. Për momentin, modelet ngjajnë si kukullat ruse, që janë të njëjta, me madhësi të ndryshme” ka thënë Doncerwolke.

Megjithëse nuk është thënë konkretisht se si do të duken, është thënë se veturat e reja nga Hyundai dhe Kia, do të jenë si figurat e shahut, që kanë karakterin dhe funksionin e vet, ndërsa dallohet se përkasin në kompaninë e caktuar.