McLaren 720S do ta ketë konkurrencë shumë serioze

McLaren 720S do ta ketë konkurrencë shumë serioze

Vjen nga një kompani fillestare, të krijuar në Australi.

Brabham BT62 është një super-makinë e fuqishme, me motion 5.4 litra që prodhon 700 kuaj fuqi, e limituar në vetëm 70 njësi. Atë e ka ndërtuar kompania fillestare Brabham Automobile në Australi, të themeluar David Brabham, piloti i dikurshëm i Formula 1.

Në fakt, makina është aq e fuqishme, sa që duhet paguar ekstra për ta bërë legale për rrugë, meqenëse është shumë e fokusuar për pista. Shumë kjo, që duhet shtuar 1.35 milionë dollarëve, çmimi i Brabham BT62.

Dan Marks është drejtori komercial i kompanisë, që ka thënë se do të prodhojnë më pak makina, në mënyrë që të jetë në kompletuara në përgjithësi.

“Nuk do të ndjekim rrugën e McLaren, që të prodhojmë nga 6,000 makina në vit. Jemi kompani e re, na duhet kohë dhe më shumë angazhim, në pak njësi” ka thënë Marks. Kompania ka në shënjestër shifrën deri në 200 njësi në vit, gjë që llogaritet se mund ta arrijnë.

Megjithëse Brabham BT62 është shumë vite larg prodhimit, do të jetë një konkurrencë shumë serioze për McLaren 720S, Ferrari F8 Tributo dhe Aston Martin Vanquish të ri.