Maserati Diatto është makina më e shpejtë pa tavan

Maserati Diatto është makina më e shpejtë pa tavan

Kjo bëhet makina e parë pa tavan, që mund të arrijë 370 kilometra në orë.

Në vitin 2004, kur Maserati e prezantoi MC-12 të ndërtuar në skelet të Ferrarit, u ndaloi frymën të gjithëve dhe ua vodhi zemrat në të njëjtën kohë. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe tani, me Diatto që konsiderohet makina me shpejtë pa tavan, që është krijuar deri më tani.

Dizajneri Ben Thomson, ka arritur ta mbajë nivelin e lartë të luksit dhe teknologjisë së duhur, që ky roaster, të ketë shpejtësinë enorme.

Emrin Diatto, i është dhënë si nderim ndaj ekipit me të cilin vëllezërit Maserati kanë bashkëpunuar gjatë vitit 1920, para se të themelonin kompaninë me emrin e tyre. Me kalimin e viteve, kompania e bëri si moto thënien se “e kundërta është e zakonshme”, karakter të cilin Thompson, arriti ta integronte në këtë makinë.

Dukja e mrekullueshme e Maserati Diatto, që nën kapak e ka motorin me 683 kuaj fuqi, i mundëson shpejtësinë prej 370 kilometrave në orë, do ta bënte shumë të kërkuar në treg. Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për vetëm 1.86 sekonda.